Alban Zogaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës duke njoftuar se këtë mandat do t’a kryejë detyrën si deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Përmes rrjetit social ‘Facebook’, Zogaj e ka vlerësuar mandatin e tij si nënkryetar, duke thënë se e ka mbajtur atë me “nder, përkushtim dhe dashuri të thellë për qytetin”
“Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si Deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë”, ka shkruar Zogaj, duke shtuar se besimi i qytetarëve është motivi më i madh për të vazhduar shërbimin publik në një nivel tjetër.