Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Alban Hoti zyrtarisht kandidat për Kryeministër të Kosovës

Alban Hoti zyrtarisht kandidat për Kryeministër të Kosovës

Në një njoftim të bërë publik sot, Alban Hoti deklaroi se është zyrtarisht kandidat për Kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai shkruan: “me lejoni t’ju njoftoj se jam zyrtarisht kandidat për Kryeministër të Kosovës dhe bartësi i listës së PBKDSH”. Ai theksoi se kandidatura e tij është “një mision shërbimi, besimi dhe përgjegjësie për vendin tonë”.

Me këtë njoftim, Alban Hoti tenton të marrë përkrahje për të drejtuar qeverinë e ardhshme në Kosovë, duke premtuar përkushtim dhe përgjegjësi ndaj sfidave që përballet vendi.

Më poshtë dhe njoftimi i tij i plotë:

Më lejoni t’ju njoftoj se jam zyrtarisht kandidat për Kryeministër të Kosovës dhe bartësi i listës së PBKDSH.
Ky është një mision shërbimi, besimi dhe përgjegjësie për vendin tonë. 🇽🇰🇦🇱🇺🇸
Donald J. Trump