Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Alarmon Aliu-Ahmeti: 80 % e fëmijëve së paku një herë e kanë përdorur cigaren ‘vape’

Alarmon Aliu-Ahmeti: 80 % e fëmijëve së paku një herë e kanë përdorur cigaren ‘vape’

Blerta Aliu-Ahmeti, drejtoreshë e Iniciativës për Fuqizimin e Edukimit në Kosovë, ka qenë mysafirja e radhës e ftuar në emisionin Përtej Tregimit me Valentina Ahmetin.

Aliu-Ahmeti ndër të tjerash ka folur për dukurinë e përdorimit të cigareve elektronike ‘Vape’ nga fëmijët.

Ajo ka thënë se nga një studim që kanë bërë në katër shkolla, në Prishtinë e Fushë Kosovë, ka rezultuar se 80 % e fëmijëve e kanë përdorur cigaren elektronike ‘vape’, së paku një herë.

Sipas saj janë edhe 14 raste të varësisë.

“Ta luftojmë sepse jemi t’u e pa që është kërcënim, rrezik i madh për shëndetin e secilit. Dy shkolla publike në Fushë Kosovë e Prishtinë, 80 % e fëmijëve së paku njëherë e kanë përdorë Vape-in. Muj me thanë në klasë dy veta nuk e kanë ngreh dorën. Mandej kemi marrë raste e histori që ka fëmijë, 14 raste janë në varësi. Kanë lyp edhe ndihmë këshilla se çka duhet bërë në këtë rast”.

“Ata kanë tregu për ankthin, si nuk mund të rrijnë pa e konsumuar”, ka deklaruar Aliu-Ahmeti në TV Arbëria.