Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Alarmojnë gastronomët: Po ikin kamarierët, Qeveria t’i subvencionoj bizneset

Alarmojnë gastronomët: Po ikin kamarierët, Qeveria t’i subvencionoj bizneset

Viti 2024, nisi për qytetarët kosovar me lëvizjen e lirë pa viza në vendet e Bashkimi Evropian.

Numri i madh i udhëtarëve që është shënuar gjatë janarit i ka frikësuar bizneset kosovare.

Fluksi i madh i qytetarëve për në perëndim, pritet të sjellë edhe ikje të fuqisë punëtore.

Kështu po thotë Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomeve.

“Mungesa e punëtorëve po vërehet në sektorin e gastronomisë dhe atë të ndërtimit në këto dyja ka më së shumti lëvizje të punëtorëve sepse të gjithë e kanë pritë këtë derë të hapët dhe me i vizituar vendet e huaja dhe me i shqyrtuar mundësitë e punësimit. Është krijuar edhe lehtësimi i procedurave të punësimit në zonën Schengen”, tha Vranica.

Vranica thotë se punëtorët ka mundësi mos të kthehen më pas pushimit pa pagesë.

“Punëtorët po marrin edhe pushime pa pagesë dhe vjetore diku prej 10 deri 20 mijë sillet numri i lëvizjeve të punëtorëve jo vetëm në sektorin e gastronomisë por nga të gjitha sektorët janë duke i shqyrtuar mundësitë ata pushim marrin por mundën edhe mos me u kthyer më në situatën që jemi”, u shpreh Vranica për Front Online.

Paga mesatare në gastronomi është 350 euro, por aspak e mjaftueshme krahas inflacionit.

Vranica ka kërkuar që Qeveria t’i subvencionoj bizneset.

“350 euro është paga mesatare, ka një rritje, por duhet ta kemi parasysh që niveli i inflacionit është shumë i lartë, produktet esenciale janë shtrenjtë përkundrazi pagat që janë rritë nuk mjaftojnë. Duhet shteti t’i shfrytëzoj mekanizmat e tij me inspektorin e punës, tregut të bëjë masa të caktuara ekonomike me i subvencionu bizneset, nuk ka asnjë hap nuk ka strategji të mirëfilltë”, deklaroi Vranica.

 

 

 

 

Powered by WordPress