Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Alarmi për sulm me raketa, Sekretari britanik detyrohet të vrapojë për t’u strehuar gjatë vizitës në Izrael

Alarmi për sulm me raketa, Sekretari britanik detyrohet të vrapojë për t’u strehuar gjatë vizitës në Izrael

Sekretari i Jashtëm britanik James Cleverly i është dashur të vrapojë për t’u strehuar në Izrael, pas rënies së sirenave që paralajmëronin për një sulm me raketë.

Kryediplomati britanik ka udhëtuar të mërkurën në Izrael.

Foreign Office tha se ai shkoi atje për të treguar mbështetjen për Izraelin pas inkursionit të Hamasit.

“Sekretari i Jashtëm ka mbërritur sot në Izrael për të demonstruar solidaritetin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar me popullin izraelit pas sulmeve terroriste të Hamasit”, thuhet në një deklaratë.

“Ai do të takohet me të mbijetuarit e sulmeve dhe liderë të lartë izraelitë për të përshkruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.”

/TV Arbëria