Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Alarmi për bombë në Tiranë, Policia pas kontrollit thotë se s’është gjetur asgjë

Alarmi për bombë në Tiranë, Policia pas kontrollit thotë se s’është gjetur asgjë

Nje alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme për në qendrën “Toptani” në Tiranë.

Menjëherë janë kryer verifikimet e nevojshme, ku ra rezultuar se nuk ka asnjë problem.

Alarmi për bombë në qendrën tregtare “Toptani”, reagon policia: Pas kontrolleve s’është konstatuar asgjë e paligjshme

Pas alarmit se në qendrën tregtare “Toptani” në kryeqytet për bombë, ka reaguar policia e Tiranës.

“Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme”, sqarojnë blutë e kryeqytetit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.