Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Alarmi për bombë në Kuvend/ Policia e Kosovës : Kërcënimi erdhi përmes mesazhit

Alarmi për bombë në Kuvend/ Policia e Kosovës : Kërcënimi erdhi përmes mesazhit

Policia e Kosovës ka konfirmuar për kërcënimin me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës që u dërgua me mesazh.

Policia e Kosovës tha se ka angazhuar njësitë kompetence për adresimin e këtij rasti.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”.

“Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”.