Gjatë ditës së sotme u raportua për një alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, shkruan Arbëria TV.
Pasi policia kreu kontrollin, doli se alarmi ishte i rrejshëm.
Rastin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 10:30, Policia e Kosovës ka marrë një informatë ndërlidhur me kërcënimet për shpërthim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Njësitet policore u janë përgjigjur menjëherë këtyre kërcënimeve duke dalë në vendngjarje, dhe duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë. Nga njësitë e specializuara janë kryer kontrolle të plota të zonës dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë ai.