Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Alarm për bombë në Gjykatën e Lezhës, evakuohet godina dhe ndërpriten seancat

Alarm për bombë në Gjykatën e Lezhës, evakuohet godina dhe ndërpriten seancat

Gjykata e Lezhës është evakuuar të enjten pas një alarmi për bombë, ndërsa forcat e Policisë kanë rrethuar objektin dhe kanë nisur kontrollet në ambientet e tij.

Pas marrjes së njoftimit, personeli i gjykatës është nxjerrë nga godina për arsye sigurie, ndërsa aktiviteti gjyqësor është ndërprerë gjatë paradites.

Për shkak të situatës janë pezulluar edhe disa seanca të planifikuara, përfshirë seanca për vlerësimin e masave të sigurimit.

Sipas raportimeve, në adresat zyrtare të disa institucioneve në Shqipëri, përfshirë edhe në Lezhë, kanë mbërritur email-e kërcënuese nga një adresë që pretendon lidhje me organizatën terroriste ISIS. Megjithatë, burimi dhe autenticiteti i këtyre mesazheve ende nuk janë konfirmuar.

Policia po vijon kontrollet dhe verifikimet në objekt, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për kërcënim konkret apo alarm të rremë.