Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Alarm për bombë në Bashkinë dhe Gjykatën e Durrësit: “Të pafetë do bëhen copash brenda dy orëve”

Alarm për bombë në Bashkinë dhe Gjykatën e Durrësit: “Të pafetë do bëhen copash brenda dy orëve”

Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, në të cilin pretendohet se në këto institucione është vendosur një bombë.

Sipas raportimit të Top Channel, edhe në Durrës ka mbërritur një e-mail mëngjesin e sotëm ku paralajmërohen “të pafetë se do të bëhen copash nga një bombë” që do të shpërthente sipas tyre brenda dy orësh.

E-maili në emër të shtetit islamik është shpërndarë në Bashkinë Durrës dhe në Gjykatë.