Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Alarm i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Alarm i rrejshëm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Dyshimet për alarm për bombë janë raportuar gjatë ditës së sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Mirëpo, sipas zyrtarit për marrëdhënie me publikun nga ANP “Adem Jashari”, Bujar Gashit alarmi për bombë ka rezultuar të jetë i rrejshëm.

Sipas tij, Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht “, ka thënë Gashi.

Powered by WordPress