Pas transferimit të superyllit portugez, Cristiano Ronaldo, skuadra e Al Nassrit po synon të bëjë edhe një lëvizje “bombë” në merkaton verore.
Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll, Sergio Busquets, ku Al Nassri veçse e ka kontaktuar atë për një mundësi të transferimit në qershor në Arabinë Saudite.
Po ashtu, tash e disa e muaj skuadra të ndryshme nga Amerika, respektivisht Liga Amerikane (MLS) po tentojnë që ta bindin Busquets për të pranuar ofertat e tyre.
Busquets duhet të vendosë nëse ai dëshiron që të qëndrojë dhe të vazhdojë te Barcelona, ose të provojë një aventurë të re në një shtet të ri. /TV Arbëria