Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Akuzohet se urdhëroi largimin me forcë të zyrtarit të komunës, Prebreza e mohon

Akuzohet se urdhëroi largimin me forcë të zyrtarit të komunës, Prebreza e mohon

Anëtarja e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës, Dardane Sogojeva Shala, ka pretenduar sot se një zyrtar i IT-së është larguar me dhunë nga objekti i komunës, akuza të cilat i ka mohuar i pari i kësaj komune, Valon Prebreza.

“Sot në Komunën e Fushë Kosovës, zyrtari i IT-së, Zgjim Prebreza, është larguar me forcë nga zyra dhe nga objekti i komunës, pa asnjë vendim zyrtar dhe pa asnjë procedurë ligjore me urdhër të kryetarit Valon Prebreza. Kjo mënyrë e sjelljes ndaj një punëtori publik nuk ka ndodhur as në kohën e Sllobodan Millosheviqit”, ka shkruar në Facebook, Sogojeva Shala.

Ndërkaq, në një prononcim për Klankosova.tv, Prebreza e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Nuk ka shans teorik me ndodhë kjo, me e largu me forcë”, ka deklaruar Prebreza