Aktori francez Gerard Depardieu u arrestua këtë të hënë në Paris nga policia, me qëllim që të merret në pyetje.
Lajmi është konfirmuar nga ana e avokatit të Depardieu për mediat ndërkombëtare.
75-vjeçari është paraqitur në një stacion policie këtë mëngjes, raporton CNN.
Ai akuzohet për përdhunimin e dy grave në shesh xhirime. Prej disa kohësh aktori akuzohet për sulme seksuale e përdhunime, ndërsa tashmë kemi një arrest. /Gazeta Express/