Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit H.S për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist.
Sipas gjykatës, i akuzuari H.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vite e 8 muaj, në të cilin dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01.08.2018 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim.
“Të akuzuarit H.S i është vazhduar paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me burgim”, thuhet në njofitm. /TV Arbëria