Një reagim i fortë është publikuar në rrjetet sociale nga Druim Berisha, i cili ngre shqetësime serioze lidhur me raste të pretenduara të abuzimeve seksuale brenda institucioneve fetare në Kosovë.
Në postimin e tij, ai përmend një rast të disa viteve më parë, ku një mësimdhënës i një xhamie në Prishtinë ishte dënuar për abuzim seksual ndaj të miturve. Sipas tij, në atë kohë në opinionin publik ishin përhapur versione alternative për arrestimin, ndërsa e vërteta, siç pretendon ai, nuk u bë kurrë plotësisht publike.
Berisha gjithashtu pretendon se për vite me radhë kanë qarkulluar zëra për ngacmime dhe abuzime në Medresenë e Prishtinës, por sipas tij, viktimat dhe familjet e tyre janë dekurajuar të raportojnë rastet për të mos dëmtuar imazhin e fesë.
Ai thekson se përgjegjësia për krime të tilla është individuale dhe se, sipas tij, heshtja ndaj rasteve të dyshuara dëmton më shumë se sa vetë denoncimi i tyre. Në fund, ai i bën thirrje Bashkësia Islame e Kosovës që të reagojë ndaj këtyre shqetësimeve.
Deri më tani, nuk ka pasur reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me këto pretendime.