Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Akuza për pastrim parash, dënohet me 20 vjet burg ish presidenti i Perusë

Akuza për pastrim parash, dënohet me 20 vjet burg ish presidenti i Perusë

Një gjykatë peruane dënoi të hënën ish-presidentin Alejandro Toledo me më shumë se 20 vjet burg për marrjen e miliona dollarëve ryshfet nga kompania e ndërtimit Odebrecht.

Sipas prokurorëve, Toledo u dënua për marrjen e 35 milionë dollarëve ryshfet nga firma braziliane, në këmbim të një kontrate për të ndërtuar një rrugë që lidh tani bregdetin jugor të Perusë me një zonë Amazoniane në Brazilin perëndimor. Ai akuzohet për pastrim parash.

Toledo ka mohuar akuzat kundër tij për pastrim parash dhe bashkëpunim. Për bashkëpunim ishte dënuar me nëntë vjet burg dhe për pastrim parash me 11 vjet e gjashtë muaj.

Kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht u bë sinonim i korrupsionit në vendin e saj dhe në të gjithë Amerikën Latine, ku u pagoi miliona dollarë ryshfet zyrtarëve qeveritarë dhe të tjerëve midis 2001 dhe 2016. Kompania që atëherë është riemërtuar Novonor.

Autostrada Jugore Ndëroqeanike që lidh Brazilin dhe Perunë përfundoi në vitin 2013.

Sipas Prokurorisë peruane, paratë u derdhën nga Josef Maiman, një biznesmen i ndjerë izraelit i lidhur me ish-presidentin.

Ish-presidenti i Perusë Alejandro Toledo shërbeu në krye të vendit në vitet 2001-2006.

 

Powered by WordPress