Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Akuza e re ndaj Thaçit, Xani: Prokuroria duket e frustruar nga dështimet e saj, atje nuk janë duke u gjykuar individë por historia jonë

Akuza e re ndaj Thaçit, Xani: Prokuroria duket e frustruar nga dështimet e saj, atje nuk janë duke u gjykuar individë por historia jonë

Këtë javë Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë ndërmori një fushatë të re ndaj përfaqësuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, duke ngritur një aktakuzë të re ndaj tij, shkruan TV Arbëria.

Ndaj, Thaçit rëndon akuza “për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës, Thaçi dhe të tjerët”.

Ndërkohë, sipas kushtetueses në nenin 401 kushdo që me focë apo kanosje serioze, pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron atë të kryejë detyrën zyrtare, dënohet me burgim prej 3 muaj deri në tre vite.

Lidhur me këtë çështje ka folur analisti politk Visar Xani ku për TV Arbëria, tha se Prokuroria duket e frustruar nga dështimet e saj.

“Prokuroria duket e frustruar nga dështimet e saj për shkak që shofim që procesi nuk ka shkuar pra, se për çfarë ishte themeluar kjo Gjykatë. Nga akuzat për trafikim kemi parë deklarata të çuditshme dhe dëshmitarë të cilët vërtetë e kanë pasur një nivel të adresimit se kush kujt iu është vjedh lopa ose e nivelit kaq të ulët që konsiderojë që nuk do të duhej të ishin fare trajtim i Prokurorisë edhe këtë gjë e ka shqetësuar pastaj edhe mbrojtjen edhe të akuzuarit aty”, deklaroi Xani.

Analisti potencon se në vend që të adresohen ankesat e ish – Presidentit Thaçi, Porkuroria ka vendosur të ngrejë aktakuza të tjera të cilat i ngarkon me pengimin e procesit, për t’i arsyetuar dështime e tyre.

“Në vend që të adresohen ankesat e mbrojtjes, reagimin publik të ish – Presidentit Thaçi, Prokuroria ka vendosur të ngrejë aktakuza të tjera të cilat i ngarkon me pengimin e procesit, dhe kjo në favor të saj për të thënë që gjëja është për të penguar procesin dhe për t’i arsyetuar dështimet e tyre.”

Tutje, Xani është shprehur se si Kosovë duhet të gjenim një mundësi për të garantuar një gjykim të drejtë e të bazuar.

Megjithatë, ai shton se atje nuk janë duke u gjykuar individë por historia e Republikës së Kosovës.

Ne si Kosovë do të duhet të gjenim një mundësi dhe një hapësirë qoftë edhe përmes gjilëpërës për të gjetur metodën më të mirë të mundshme për të garantuar një gjykim të drejtë, një gjykim të bazuar, dhe mbrojtjen e integritetit të atyre të akuzuarve që janë atje. Nuk mund të themi që po gjykohen atje individët, atje është duke u gjykuar historia jonë, janë duke u gjykuar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përveç asaj ndaj ish – presidenti i Kosovës, ish – kryeparlamentari dhe njerëzit të cilët kanë pasur kontribut historik për Kosovën dhe nëse kontributi i tyre pra, vazhdon të shkelet dhe me këto metoda, presionin për të mbuluar dështimë e Prokurorisë, kosniderojë që nuk është aspak në favor as të Kosovës por as të imazhit të vetë Gjykatës për çka është themeluar”, përfundoi Xani për TV Arbëria.