Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Akuza e kundërakuza në mes Çekut e Zemajt, reagon kryetari i Kuvendit

Akuza e kundërakuza në mes Çekut e Zemajt, reagon kryetari i Kuvendit

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ka ndodh edhe një debat i ashpër në mes ministrit të Kulturës, Hajrull Çeku dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj. Ky i fundit u kritiku për gjuhë joparlamentare.

Fillimisht deputeti Zemaj pyeti ministrin Çeku për një ekspert që e paguajnë mbi 5500 euro.

Zemaj: E keni angazhuar një ekspert që iu këshillon me një pagë mujore 5500 euro

“Sipas informacioneve që ne i kemi ju e keni angazhuar një ekspert që iu këshillon me një pagë mujore 5500 euro, a mundeni me tregu çfarë cilësi ka ky ekspert me paguar 5500 euro, për çka për trashëgimi, për sport”, tha ai, duke shtuar se ministria ka dhënë 5 milionë për subvencione, kryesisht për OJQ në Prizren, sidomos te ajo ku ministri ka qenë para se të ishte ministër.

Ministri Hajrullah Çeku e mohoi se ai është këshilltarë i tij por është konsulent profesional.

Çeku: Është konsulent profesional

“Nuk ka këshilltar për ministrit, është konsulent profesional që është angazhuar nga administrata, nuk është emrim politikë, nuk është këshilltar i ministrit, nuk ka kuptim që një këshilltar të paguhet por ai është konsulent që ofron shërbime të caktuara të cilat e kanë vlerën që e kanë. Kontrata është publike, për ato shërbime ai ka thënë kaq kushton, nuk është këshilltar i ministrit, është gabim kështu me bërë deklarata të paqëndrueshme. Thatë shumica e subvencioneve janë shkuar në Prizren, është gënjeshtër. Stadiumi nacional nuk është anuluar asnjëherë”, tha ai.

E në momentin që ministri përfundoi fjalimin, akuzat e fyerjet vazhduan nga foltorja e tyre.

Aty dëgjohet Zemaj duke thënë se nuk i tha ministrit që po gënjen por vetëm bëri pyetje e ministri “gënjeshtar le t’i thotë babait të vet”. Kurse, ministri i tha Zemajt se i thotë vetit deputet e duhet të ketë turp se çka flet.

Aty reagoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se fjala gënjeshtër nuk është fjalë joparlamentare.

Konjufca: Fjalët tjera që po i përdoreni ju Zemaj janë joparlamentare

“Fjala gënjeshtër dhe fjala mashtrim nuk është fjalor joparlamentar sepse e keni përdorë edhe ju shumë shpesh edhe ju dhe është përdorë në këtë Kuvend. Kurse fjalët tjera që po i përdoreni ju zoti Zemaj janë jo parlamentare, ndonëse po i përdorni pa mikrofon por nuk e lejoj këtë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress