Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Aktrimi apo gazetaria? Val Ajazi: Më fle zemra më shumë në gazetari, e nisa pas një dëshpërimi që s’u pranova në Fakultetin e Arteve – Profesion human

Aktrimi apo gazetaria? Val Ajazi: Më fle zemra më shumë në gazetari, e nisa pas një dëshpërimi që s’u pranova në Fakultetin e Arteve – Profesion human

Gazetari dhe aktori shumë i dashur për publikun me rolin e tij të “Besnikut”, Valdet Ajazi, vjen në një intervistë në emisionin “Erdhi Antigona” në TV Arbëria.

Ajazi flet se ku i fle zemra më shumë tek aktrimi apo gazetaria.

“Më fle zemra më shumë në gazetari, se është profesion që e nisa pas një dëshpërimi që s’u pranova në Fakultetin e Arteve. Por ngapak ka fillu me mu hekë ajo ndjenja me qenë i privilegjum që jam gazetar, për vet faktin që si komunitet po shahemi, edhe masanej po hyjmë në një far petku që na jena të këqij, edhe kapak po më step. Masanej ka fillu me m’pëlqy kjo pjesa e aktrimit, por gjithmonë brenda thellë-thellë në shpirt e kam me qenë gazetar, nuk ka ma mirë. Se me dalë me fol në një ekran është kogja privilegj dhe fjala që ti thu ka kogja peshë, edhe duhet me u rujt. Fatmirësisht, temat që i kam trajtu përmes gazetarisë me lloj-lloj rastesh, gjithmonë më kanë pëlqy temat sociale, me qenë human, me përcjell mbase një temë të një familje që nuk i ka mundësitë. Qato më kanë ba me dashtë këtë profesion, se bëhem shkas me paraqit një jetë të dikujt që nuk i ka punët mirë.”

Gjatë intervistës flet edhe për ata që e inspiruan, apo ata aktorë që dikur i kishte ëndërr vetëm t’i takonte.

“Rast konkret kanë qenë Stupcat, kur kanë xhiru në katunin tim, në Sanktovc. Unë jam shku i kam përcjell tërë ditën, edhe ka ardh një mundësi që dikur vonë më ka ra me marrë pjesë në një skeç të tyre. E kom pas andërr veç me i taku.”

“Çka do që bahemi është mirë me kujtu që jemi njerëz”, thotë aktori dhe gazetari, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre.

Gazetari Ajazi: Pa netë që dëshpërohemi nuk ka sukses – dështimet na pjekin

Ai tutje thotë se nuk ka sukses pa pasë edhe netë që dëshpërohemi; sipas tij, këto dështime e pjekin çdo individ.

“Pa pasë netë që dëshpërohesh, nuk vijnë ato ditë që ti me fitu. Nuk ndërtohet njeriu pa pasë edhe dështime.”

“Edhe unë kom pas ditë kur ndodhë që kur kom shiku rreth meje, mu kanë shfaq dyert që krejt kanë qenë të mbyllta”

Në fund, ai jep edhe një mesazh për gjithë publikun, që pavarësisht vështirësive, t’i ndjekin ëndrrat e tyre.

“Ata që kanë andrra, mos le t’u ndalen veç pse është një ditë e keqe ose një natë e keqe”

“Edhe unë kom pas ditë kur ka ndodhë që kur kom shiku rreth meje, mu kanë shfaq dyert që krejt kanë qenë të mbyllta. Kom pas padrejtësi, më kanë largu prej punës pa asnjë motiv, pa asnjë arsye, por kur po të pjek jeta, nuk ka problem.”

Intervista e plotë: