Nëna e aktorit, Akin Akinozu, Ozlem Akinozu, e cila vdiq para disa ditësh, është varrosur dje.
Aktori i njohur turk nuk mundi t’i ndalte lotët dhe nuk largohej nga arkivoli i nënës, duke qarë vazhdimisht.
Ajo ishte diagnostifikuar me kancer dhe po trajtohje në një spital turk.
Akinozu postoi edhe një fotografi të nënës së tij të ndjerë në Instagram, duke shkruar:
“Kam humbur besimin, humba dashurinë pa kushte, humba pafajësinë time. Kam humbur shpresën time. Kam humbur qëllimin tim. Kam humbur rrugën. Kam humbur ëndrrat e mija. Që tani e tutje, jeta ime do të jetë gjithmonë e hidhur dhe e paplotë për mua. E vetmja gjë që ka mbetur është malli im i pafund për ty”.