Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aktori Vedat Bajrami fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Bashkë për çlirimtarët

Aktori Vedat Bajrami fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Bashkë për çlirimtarët

“Liria ka Emër” ka njoftuar se aktori i njohur, Vedat Bajrami ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës së 1 tetorit, kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Bajrami është shprehur se kjo protestë përcakton se kush duam të jemi si popull dhe shtet pas 16 shtatorit, përballë padrejtësisë.

“Për ata që sakrifikuan për lirinë. Për drejtësinë. Për çlirimtarët. Bashkë në shesh”, është shprehur ai.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, me fillim nga ora 16:00.