Drejtuesja e kësaj sindikate, aktorja Sheqerie Buçaj, thotë se aktorët kërkojnë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që të paguhen sipas kategorizimeve dhe koeficienteve të përcaktuara me Ligjin për pagat në sektorin publik.
Aktorët thonë se paga e tyre aktuale ofron mbijetesë, por jo jetesë të dinjitetshme. MKRS-ja nuk i ka komentuar paralajmërimet e sindikalistëve për grevë.