Një zyrtar i lartë në rajonin e Krimesë së Ukrainës, të aneksuar nga Rusia, tha të shtunën se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar, por nuk kishte raportime për dëme apo viktima, shkruan Reuters.
“Forcat e mbrojtjes ajrore u aktivizuan mbi qiellin e Krimesë. Nuk ka dëme apo viktima. I kërkoj të gjithëve të qëndrojnë të qetë dhe t’u besojnë vetëm burimeve të besuara të informacionit,” shkroi zyrtari Sergei Aksyonov në Telegram.
Ai nuk tha se cili ishte objektivi i mbrojtjes ajrore dhe nuk specifikoi vendndodhjen e aktivitetit ushtarak.
/TV Arbëria