Aktivisti shqiptaro-amerikan, Luan Bukolla, ka reaguar pas vendimit të Joe Biden, për të ndërprerë garën e tij si president.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka falënderuar Bidenin për efektivitetin e tij si Senator dhe mik i fortë i popullit shqiptar sidomos gjatë viteve të ’90-ta.
Tutje ai ka shprehur keqardhje për presdientit amerikan, kështu duke përmendur se sipas tij Demokratët e kanë tradhëtuar dhe se kanë bërë grusht shtet të heshtur kundër tij.
Për fund ai i ka uruar shëndet dhe të gjitha të mirat në jetë sëbashku me familje./GazetaDemos.
