Aktivisti i Lëvizja Vetëvendosje, Valton Hasani, është përballur me kritika pas disa publikimeve në rrjetin social Facebook, ku sipas reagimeve të shumta ai ka përdorur gjuhë të ashpër dhe banale ndaj partive të tjera politike.
Në postimet e tij, Hasani ka sulmuar kundërshtarët politikë me fjalor që është konsideruar i papërshtatshëm për debatin publik.
Këto deklarata kanë nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale për nivelin e gjuhës së përdorur në diskursin politik.
