Blog Post

Arbëria TV > Featured > Aktivisti i PSD-s: Kurti ose do ta zbatoj Asociacionin ose Kosova do të përballet me masa të reja nga BE-ja

Aktivisti i PSD-s: Kurti ose do ta zbatoj Asociacionin ose Kosova do të përballet me masa të reja nga BE-ja

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë, James O’Brien, ka deklaruar dje në Beograd, në një intervistë për RTS, se SHBA-të presin që të respektohen të gjitha marrëveshjet e dakorduara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në procesin e dialogut në Bruksel, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij Uashingtoni pret që sa më parë draft statuti ktual i Asocacionit, të hartuar nga Bashkimi Evropina të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

Ndërkohë, deri më tani kryeministri Kurti nuk ka marr asnjë veprim në këtë drejtim. Kurse partitë opozitare janë shprehur se nuk do ta zbatojnë këtë draft. Zyrtarë të PDK-së kanë deklaruar se do të instituojnë për ta rinegociuar të njëjtin në Bruksel. Kurse nënkryetari i LDK-së ka deklaruar se kjo parti është kundër këtij drafti.

Lidhur me këtë çështje aktivisti i PSD-së, Bardh Ahmeti, për TV Arbëria tha se për ta ka qenë e qartë në momentin kur kryeministri Kurti e ka pranuar kornizën e dialogut të Brukselit.
Sa i përket qasjes së kryeministrit Kurti ndaj veriut, Ahmeti thekson se si PSD ka treguar jane shpalosur dy mundësi: autonomi ose izolim, të cilat janë në dëm të shtetit.

“Për ne ka qenë e qartë që në momentin kur Kurti e pranoi kornizën e dialogut të Brukselit, ka qenë e pashmangshme që të mbërrinim në këtë pikë. Kur kësaj i shton edhe qasjen e tij ndaj veriut, duke e trajtuar si problem policor dhe jo politik, ne kemi thënë se janë vetëm dy mundësi: autonomi ose izolim. Në të dyja rastet, është një dëm i madh që po i bëhet Kosovës”, tha Ahmeti.

Tutje, Ahmeti thotë se nuk shohin një mundësi për rinegocim

“Si O’Brien, ashtu edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Kasanof, e kanë bërë të qartë se nëse Kosova dëshiron të vazhdojë rrugën drejt integrimit perëndimor, duhet dërguar drafti i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj, nuk shohim mundësi për rinegocim”, është shprehur ai.

Sipas vlerësimit të tij, kryeministri Kurti ose do të detyrohet ta zbatojë draftin e asociacionit, ose do ta dërgojë Kosovën në masa të reja, derisa thotë se në secilin variant është dëm i madh për Kosovën që po ia sjellë Kurti.

“BE-ja, në rastin e aplikimit të Kosovës për Këshillin e Europës, ka bërë të ditur se as drafti i Asociacionit nuk është më i negociueshëm. Pra Kurti ose do të detyrohet ta zbatojë këtë draft të asociacionit, ose do ta dërgojë Kosovën në masa të reja. Në secilin variant ky është dëm jashtëzakonisht i madh për Kosovën, dhe është dëm qe po i’a sjell Kurti, sepse marrëveshja është edhe më e dëmshme se 2013 dhe 2015”, deklaroi Ahmeti për TV Arbëria.