Aktivisti i PDK’së Naim Gjeli ka kërkuar që rasti i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci të trajtohet me seriozitet.
Përmes një postimi në Facebook i njëjti ka shpërndarë një fotografi me Lladrovcin duke thënë se Drenasi nuk është më vend i lojërave politike, e këtë sipas tij, e dëshmuan qartë zgjedhjet lokale.
“Ktheni dinjitetin e aktivistëve dhe votuesve të Drenasit. Gabimi në Drenas duhet pranuar hapur, sepse Drenasi nuk është më vend i lojërave politike, këtë e dëshmuan qartë zgjedhjet lokale.
Mos i nënçmoni shokët duke u munduar t’i dobësoni, vetëm për t’i hapur rrugë atyre që nuk kanë kontribut dhe nuk mbajnë përgjegjësi në parti.
Nëse doni ta largoni VV-në nga pushteti, duhet të veproni me strategji dhe të mbani figurat e forta. Nëse vazhdohet me të njëjtat figura të dobësuara, VV do të mbetet gjithmonë në pushtet, dhe përgjegjësia do të jetë e atyre që nuk morën vendime të qarta.
Kam besim se Bedriu do të veprojë me vendosmëri dhe do të marrë veprimet e duhura. Partia ka nevojë për vendime të qarta, jo hezitime”, tha ai.