Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Aktivistët ‘mbërthejnë’ duart për piste në një nga aeroportet më të mëdha gjermane – anulohen shumë fluturime

Aktivistët ‘mbërthejnë’ duart për piste në një nga aeroportet më të mëdha gjermane – anulohen shumë fluturime

Një nga aeroportet kryesore të Gjermanisë, Koln-Bon, ka ndaluar të gjitha fluturimet pasi protestuesit aktivistë të klimës u mbërthyen në pistë.

Aeroporti Koln-Bon tha se “persona të paautorizuar” fituan qasje në aeroport të mërkurën në mëngjes, duke bërë që të gjitha operacionet e fluturimit të pezulloheshin ndërsa policia hyri brenda.

Një numër i caktuar fluturimesh hyrëse u devijuan në aeroportet e afërta të Dusseldorf, Hahn, Nuremberg dhe Hannover.

Dhjetëra fluturime që duhej të niseshin nga Kolni u vonuan ose u anuluan krejtësisht.

Aeroporti Koln-Bon paralajmëroi për “ndërprerje të konsiderueshme” dhe këshilloi pasagjerët të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të udhëtojnë.

Grupi Last Generation, i cili qëndron pas gjithë kësaj, tha se “protesta të ngjashme paqësore, civile në aeroporte” ishin planifikuar për të mërkurën në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut.

Në Finlandë, protestuesit u shfaqën duke bllokuar portat e sigurisë në aeroportin e Helsinkit “Vantaa”.

Diku tjetër në Skandinavi, tre aktivistë thyen një gardh në aeroportin kryesor të Oslos.

Sipas mediave norvegjeze, treshja u ndalua pak më shumë se 30 minuta pasi hynë në aeroport.

Ndryshe, Koln-Bon është aeroporti i gjashtë më i ngarkuar në Gjermani – pas Hamburgut, Duseldorfit, Berlinit Brandenburg, Munichut dhe Frankfurtit

Powered by WordPress