Aktivistët e shoqërisë civile, në ditën e fundit të Javës së të Drejtave të Njeriut nën organizmin organizatës, Youth Initiative for Human Rights Kosovo, kanë zhvilluar aksion nëpër selitë e partive politike.
Ata para selive te partive politike kanë mbajtur pankarta në duar me mbishkrimet “Të lirë nga Femicidi”, “Të lirë nga diskriminimi”, “Të lirë nga dhuna”, duke kërkuar që diskursi politik të jetë gjithëpërfshirës, respektues dhe i mbështetur mbi parimet e të drejtave të njeriut.
Ky aksion po bëhet në ditën e fundit të Javës për të Drejtat e Njeriut, ku kërkojnë që partitë politike të vënë në qendër të vëmendjes të drejtat e njeriut, barazinë dhe dinjitetin, derisa po garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.