Disa anëtarë të grupit ambientalist “Futuro Vegetal” kanë hyrë në vilën luksoze të Lionel Messit në Ibiza, gjë të cilën e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për shtyp.
Aktivistët e shpjeguan këtë veprim për ta përqendruar vëmendjen tek përgjegjësia e të pasurve në krizën klimatike, shkruan mediumi “RMC Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Konkretisht, anëtarët e organizatës e spërkatën me bojë të zezë dhe të kuqe fasadën e pronës së yllit argjentinas, veprim ky i lajmëruar më pas në rrjetet sociale të grupit të lartpërmendur.
Teksa e ngjyrosnin murin e shtëpisë, ata e mbanin një pankartë, përmes së cilës ata denonconin se njerëzit me të ardhura të larta janë fajtorë për ndryshimet klimatike.
Ata e ngjyrosën murin me ngjyra kuq e zi, ndërsa konsiderojnë se vila e Messit në Ibiza, e vlefshme 11 milionë euro, është ilegale.
Llancen pintura sobre la mansió de Leo Messi a Eivissa. Futuro Vegetal reivindica l’acció per denunciar el “continuisme” del Govern d’Espanya “en les polítiques que agreugen la crisi climàtica, així com la desigual responsabilitat en aquesta”.
➡️ https://t.co/tD6ZAJXeqg pic.twitter.com/SLSUcCvZ4s
— IB3 Notícies (@IB3noticies) August 6, 2024
Messi e kishte blerë vilën, e cila e përfshin një spa me saunë dhe një sallë të kinemasë, në vitin 2022, por nuk ka arritur ta marrë ende certifikatën e banueshmërisë, një dokument i lëshuar nga autoritetet lokale, i cili e garanton se në rezidencë mund të banohet pasi në rezidencë ishin ndërtuar disa dhoma pa leje, gjithnjë sipas mediumit spanjoll. /Gazeta Express/