Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Aktgjykimi që mund të mos i jap fund krizës politike

Aktgjykimi që mund të mos i jap fund krizës politike

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Gjatë ditës së sotme pritet që Gjykata Kushtetuese të dal më një vendim të ri lidhur më pozitën e nënkryetarit nga minoriteti serb. Ky institucion kishte vendosur një masë të përkohshme, duke ua ndaluar “deputetëve të ndërmerrnin veprime dhe të zhvillonin ndonjë procedurë për formimin e qeverisë së re të vendit për shkak të dyshimeve për shkelje kushtetuese”, pas ankesës së Listës Serbe.

Ekspertë juridik kanë paralajmëruar se ekziston mundësia që Gjykata Kushtetuese mund të konstatojë se më rastin e ndarjes së votimit të nënkryetarëve nga partitë minoritare ka pasur një shkelje procedurale, ngase praktika e deritanishme kërkon që zgjedhja e tyre të bëhet në pako”

Mirëpo, hipotekisht nëse aktgjykimi i sotëm e konstaton një shkelje të tillë, si dhe rekomandon që të rikthehet procedura e votimit në pako, ku  përfundim nuk jep asnjë sinjal se mund të zgjidhet kriza politike. Përkundrazi, ajo mund të zhvendoset në kahje tjera dhe bllokada mund të vazhdojë deri në “infinit”

Ish-Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje para pak ditë ka deklaruar se edhe nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se pozita e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës i takon Listës Serbe, përsëri Lwvizja Vetevendosje nuk do te votoje pro kandidatit të Listes Serbe. Sepse sipas saj Gjykata nuk mund ta determinojë vullnetin politik të përfaqësuesve të popullit.  Sidoqoftë, edhe pretendimi se ky i fundit mund të zhvillohet në antinomi më çdo normë juridike është shpërfillje e parimeve të demokracisë kushtetuese( një temë kjo që kërkon elaborim tjetër)

Ndërkaq, në anën tjetër nuk pritet që as partitë tjera “opozitare” shqiptare të votojnë pro kandidatit të Listës Serbe në këto rrethana nga frika për koston elektorale që mund të kenë në këtë kohë të adrenalinës zgjedhore. Ashtu siç ishin të “detyruara” të ndjekin pas agjendën politike të partisë fituese të zgjedhjeve edhe në KQZ.

Në këtë kontekst, do të konfirmohej e drejta e partisë më të madhe të serbëve të Kosovës që ta ketë nënkryetarin, mirëpo do të mungonte mbështetja demokratike për ta realizuar atë të drejtë. Çfarë do të nënkuptonte që puna e Kuvendit do të mund të mbetet e pezulluar politikisht e pa asnjë rrugëzgjidhje në horizont.

Ndërkohë, derisa klasa politike në Kosovë vazhdon ta mbajë vetën të bllokuar në këtë temë, pozicioni ndërkombëtar i shtetit po dobësohet dita