Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Aktgjykimi i dytë në Hagë dhe Ligji për Specialen: Çka thotë Çitaku?

Aktgjykimi i dytë në Hagë dhe Ligji për Specialen: Çka thotë Çitaku?

Nënkryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d, e kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka mbajtur konferencë pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Pas verdiktit dënues në aktgjykimin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, Çitaku tha se këtij vendimi do t’i përgjigjen ashtu siç e meriton, raporton IndeksOnline.

“Do t’i përgjigjemi ashtu siç e meriton, me qëndresë, me veprime konkretë politike e demokratike. Lufta jonë për liri ishte e drejtë. Lufta jonë për liri nuk mund të njolloset asnjëherë”, u shpreh Çitaku.

Ajo shtoi se për shkak të mungesës së kuorumit në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka mbetur ‘pezull’ edhe diskutimi për votimin për Ligjin për Specialen.

Megjithatë, ajo tha se beson që Ligji do të kalojë në Kuvend.