Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Akte të dyshuara sabotazhi nga Rusia në Europë frikësojnë refugjatët

Akte të dyshuara sabotazhi nga Rusia në Europë frikësojnë refugjatët

Për muaj të tërë, qeveritë evropiane dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se po kryen akte të ndryshme esabotazhi ndaj infrastrukturës ushtarake dhe civile në Evropë.

Në prill policia në Londër tha se arrestoi dy burra britanikë nën akuzat se ndihmuan zbulimin rus për zjarrvënien e qëllimshme të një magazine që i përkiste një biznesi që kishte lidhje me Ukrainën.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Wilkins, incidentet kanë tronditur ukrainasit, të cilet frikësohen se janë vënë në shënjestër në vendet ku po strehohen si refugjatë.

Një sulm rus kundër Ukrainës në një park industrial në periferi të Londrës mund të duket i pamundur, por në mars, policia britanike thotë se ndodhi e papritura.

Autritetet arrestuan dy burra britanikë nën akuzat se bashkëpunuan me zblumin rus për një zjarrvënie të qëllimshme të një magazine dhe shkatërrimin e saj.

Objekti ishte në pronësi të një kompanie që transportonte ndihma drejt Ukrainës. Të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar për rritje të akteve të sabotazhit nga Rusia në të gjithë Evropën.

“Kremlini ka intensifikuar edhe sulmet hibride kundër shteteve të vijës së parë, anëtare të NATO-s, duke vënë zjarrin dhe sabotuar depot e furnizimeve, duke shkelur kufijtë detarë dhe demarkacionin në Baltik, duke rritur gjithnjë e më shumë sulmet kibernetike, duke vazhduar me përhapjen e dezinformatave”, thotë ai.

Juliana Yershova u largua nga shtëpia e saj në Ukrainë dhe shkoi në Britani më 2023. Ajo tha se është tronditur kur pa njoftimin për një incident të tillë në tokën britanike.

“Kur pamë objektin e shkatërruar ishte vërtetë e dhimbshme. Mendoj se duhet të parandalohet, të kontrollohet disi zbulimi rus, sepse ka rrënjët kaq të thella këtu, ka duar të zgjatura”, thotë refugjatja ukrainase.

Incidente të ngjashme janë raportuar edhe në Spanjë, Gjermani e Francë, ndërsa presidenti i Letonisë dhe zyrtarë nga Holanda dhe Lituania kanë paralajmëruar mundësinë e sulmeve të reja.

Mark Hannar nga Instituti për Çështje Globale thotë se incidente si këto janë pjesë e përpjekjeve të fshehta të Rusisë për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën.

“Pritshmëritë janë që këto akte sabotazhi do të dobësojnë disi vullnetin e publikut në këto vende. Mendoj se ky është një nga motivet kryesore të Rusisë për të kryer këto sulme”, thotë ai.

Prokurorët gjermanë kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet të dobësojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Ndërsa qeveritë evropiane po kërkojnë përgjigje, sulmet po shqetësojnë refugjatët ukrainas, të cilët mendonin se ishin vendosur në një mjedis të sigurt.

Në një shoqatë ukrainase në Londër, refugjatja Liudmyla Kazmiruk thotë se sulmet po godasin aty ku nuk pritej. Ajo thotë se fëmijët ukrainas në Britani po përballen ke propagandën e Kremlinit në internet, ndërsa shton se ndihet e traumatizuar.

“Fillova ta urrej gjuhën ruse. Më frikësojnë personat që flasin rusisht”, thotë ajo.

Rusia i quan akuzat për sabotazh “akuza të tjera të pabazuara” të Perëndimit.

Për ukraiansit që mendonin se ishin të sigurt në Britani dhe vende të tjera evropiane, trauma e shkaktuar nga incidentet shpesh të pashpejgueshme është reale./VOA/

Powered by WordPress