Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aktakuzë për krime lufte ndaj një boshnjaku, akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë në Gjakovë

Aktakuzë për krime lufte ndaj një boshnjaku, akuzohet për vrasjen e tre civilëve shqiptarë në Gjakovë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj një personi të nacionalitetit boshnjak.

Sipas njoftimit të lëshuar, J.SH. akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marrë pjesë në vrasjen e tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.

Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marr pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

I arrestuari gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për kryerje të veprës penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”

Prishtinë, 24 janar 2025 –Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë –

Departamentin Special, ndaj të pandehurit J. Sh. i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale: “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
I pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marr pjesë në vrasjen e tre civile të nacionalitet shqiptar, e të cilat kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.

Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marr pjesë në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

Të pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.