“P.N., Z.D., I.I., S.M., dhe J.D., akuzohen se, si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, më 06 maj 1999, kanë kryer krime lufte në Fushë Kosovë”- thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët nga stacioni i trenit u transportuan në vendin e quajtur “Megja”, ku janë ekzekutuar me armë zjarri.

PSRK i ka propozuar Gjykatës së Prishtinës mbajtjen e gjykimit në mungesë pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.