Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave të dyshuar për shitblerjen e narkotikëve.
Sipas aktakuzës, N.I dyshohet se në shkurt të këtij viti kishte shitur 972 gram substancën narkotike të llojit Marihuanë.
I njëjti në bashkëveprim edhe me të dyshuarit tjerë në mars të këtij viti kishte shitur edhe një sasi tjetër substancën narkotike të llojit Marihuanë, në vlerë prej 25 mijë eurove.
Pas arrestimi te të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një (1) pistolete kalibrit 7.62 mmM57 me një karikator me 8 fishekë; katër (4) fishekë të pistoletës; pajisje për pastrimin e armës; foli plastike; një (1) peshore; 3.965 euro (Tre mijë e nëndëqind e gjashtëdhjetë e pesë euro); një (1) veturë e markës “Audi”; dhe një (1) veturë e markës VW “Bora”.