Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për “trafikim me njerëz”

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për “trafikim me njerëz”

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj A.P për vepren pernale “Trafikim me njerëz”.

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri A.P., nga muaji marsi i vitit 2021, e deri me datë 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V.” , thuhet në aktakuzë.

Komunikata e plotë:

Aktakuzë kundër një personi për veprën penale trafikimi me njerëz

Gjakovë, 4 nëntor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit A.P., për veprën penale “Trafikimi me njerëz’’ nga neni 165 par.1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri A.P., nga muaji marsi i vitit 2021, e deri me datë 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V.

Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz’’ nga neni 165 par.1 të KPRK-së.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Powered by WordPress