Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Aktakuzë ndaj 8 personave për ryshfet në dhënien e certifikatave për përdorim të armëve

Aktakuzë ndaj 8 personave për ryshfet në dhënien e certifikatave për përdorim të armëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, nën dyshimin për veprat penale Pranimi i Ryshfetit në sektorin privat, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, falsifikimi i dokumentit zyrtar dhe rastet e posaçme të falsifikimit të dokumentit.

Të pandehurit F.G. dhe M.G., dyshohen për veprën penale ‘’Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat’’, të pandehurit S.B., R.M., dhe H.N., për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”, ndërsa të pandehurit B.H., S.B., dhe B.G., për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumentit”.