Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aktakuzë kundër pesë persona në Prishtinë për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar

Aktakuzë kundër pesë persona në Prishtinë për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pandehurve N.S; A.S; B.S; SH.S. dhe J.F.

Aktakuza është ngritur kundër pesë të pandehurve për shkak se për të njëjtit ekziston dyshimi i mirë bazuar se kanë kryer veprat penale:

· “Fajdeja”, nga neni 331 par 3 lidhur me par.1 dhe me nenin 77 dhe 31 të KPRK-së.

· “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.

· “Kanosja”, nga neni 181 par. 4 lidhur me par.1 dhe me nenin 31 të KPRK-së.

· “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”, nga neni 386 paragrafi 2 i KPRK-së.

Rasti ka të bëjë me veprat penale të kryera gjatë viteve 2020 – 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku të pandehurit janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të Fajdesë.

Powered by WordPress