Sot Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave të përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës, më 24 shtator të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.Ish ministrja e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në një postim në rrjetin social facebook, ka thënë se kjo aktakuzë ndonse vjen e vonuar duket se vjen e plotë dhe në një moment delikat.
Haradinaj tutje ka thënë se qeveria në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë të kërkoj përgjegjësi politike në dialog nga Serbia dhe Vuçiqi.
Ajo thekson se Lista Serbe nuk duhet të çertefikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2024.“Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj 45 personave të dyshuar për agresionin e Serbisë në Banjskë (ndonëse vjen e vonuar), duket se vjen e plotë, dhe në një moment delikat. Tani Qeveria duhet t’a kapitalizojë këtë momentum në bashkëpunim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë që (përveç drejtësisë vendore) të kërkohet edhe përgjegjësi politike në dialog nga Serbia e Vuçiqi. Poashtu, Lista Serbe (organizatë e kriminelit Radojçiq) nuk duhet të çertifikohet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2024”, shkroi ajo.