Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar pas aksionit të Policisë e Prokurorisë në Ministrinë që udhëhiqet nga ministri Liburn Aliu, raporton Gazeta Blic.Ai përmes një postimi, ai ka thënë se LVV vjedhin edhe në bukë, në ujë, kripë, vaj dhe energji elektrike.
Deputeti ka shtuar se abuzuesit e kanë vendin para drejtësisë dhe nëpër burgje, e jo në institucione qeverisëse!Postimi i tij i plotë:
Vetëm të ligët vjedhin në ujë, miell, kryp e vaj.Pak kush besonte që Lëvizja Vetëvendosje dhe eskponentë e saj, logjikën e hajnisë dhe dëshirën për abuzim me paranë e publike, e kanë pjesë të pandashme të angazhimit të tyre politik.
LVV erdhi në pushtet me slloganet “Hajnat në burg”, “Burgu i Dubravës 12 kat”, “Gjakderdhja financiare” etj.Por çka ndodhi pasi erdhen në pushtet?
Sot, krimet ekonomike paskan zbarku tek Ministria e Liburn Aliut, pas raportimeve të gazetarit Lirim Mehmetaj në “Albanian Post” për abuzimet me faljen e borxheve të amballazhuesve të ujit.Dje dhe sot, gazetari Vehbi Kajtazi përmes mediumit “Paparaci”, i publikoj komunikimet elektronike përmes emailave, ku përfshihen Albin Kurti, Rozeta Hajdari, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara, Irfan Lipovica etj, në skemën e dyshimtë të furnizimit me mallra (miell, kryp, vaj) të Rezervave Shtetërore të Mallrave.
Para pak muajsh u arrestua kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, nën dyshimin për së paku tri vepra penale.Nuk do jetë larg dita kur do ketë aktakuzë edhe për rastin “Martin Berishaj” për tregti të dyshimtë me energji elektrike.
Pra këta (LVV) vjedhin edhe në bukë, në ujë, kryp, vaj dhe energji elektrike.Rezervat shtetërore janë “Magja e shtetit”. E kur magja e shtetit vidhet nga i zoti i shtëpisë dhe anëtarët e shpisë, vaj halli për shtetin dhe shoqërinë.
Abuzuesit e kanë vendin para drejtësisë dhe nëpër burgje, e jo në institucione qeverisëse!