Siç mëson Sinjali, zyrtarët policorë e kanë bastisur një fermë, ku kanë gjetur një armë ilegale, që e posedonte i dyshuari B.R.
Arma e zjarrit u sekuestrua nga Policia, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.