Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksioni i Policisë në Leposaviq

Aksioni i Policisë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka kryer një aksion mbrëmjen e së martës në një depo afër stacionit policor në Leposaviq.

Kjo u bë e ditur nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se fillimisht kanë dyshuar për armë por nuk kanë gjetur, vetëm se i kanë konfiskuar disa vetura.

“Informacionet kanë qenë fillimisht për armë por nuk kemi gjetur. Kemi gjetur disa vetura dhe i kemi konfikuar”.

“Operacioni sapo përfunduar. Kemi gjetur disa vetura, pronë e komunës ndërsa armë nuk janë gjetur”, tha Elshani.

Policia më vonë pritet të njoftojë për rrjedhën e plotë të këtij operacioni.

/TV Arbëria