Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksioni i Policisë kundër bixhozit në Prizren- Ky është pronari i restorantit “Moni” i cili u arrestua

Aksioni i Policisë kundër bixhozit në Prizren- Ky është pronari i restorantit “Moni” i cili u arrestua

Policia e Kosovës pas një aksioni kundër bixhozit të paligjshëm dhe lojërave të fatit në Prizren, ka arrestuar 18 persona të dyshuar.

Grupi i dyshuar u kap në flagrancë në një lokal në rrugën ‘2 Korriku’ nga patrullat e stacionit policor në Prizren që zbarkuan dhe arritën t’i arrestojnë të dyshuarit.

Përveç tyre, në pranga të Policisë ka rënë edhe pronari i lokalit dhe ndaj tyre tashmë është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Sinjali ka publikuar emrat e 18 të arrestuarve.

Madje në mesin e dhjetëra personave që ranë në prangat e Policisë është edhe pronari i një restoranti në Prizren.

Bëhet fjalë për pronarin e restorantit “Moni”, Agron Badalli, i cili mbrëmjen e të enjtes u arrestua nga Policia gjatë aksionit kundër bixhozit.

Agron Badalli – Pronar i restorantit “Moni” në Prizren