Antidroga zhvilloi një aksion në kryeqytet kundër trafikut të drogës, ku u sekuestruan 1 kilogramë e 130 gram lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjatë këtij aksioni u arrestuan tre shtetas.
ABC News ka siguruar foton e të arrestuarve në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.
Bëhet fjalë për Paulo Shyti, 35 vjeç, Xhelo Ajasllari, 23-vjeç dhe Ervin Rakipi, 43-vjeç.
Në një deklaratë zyrtare policia e Tiranës, theksoi se lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.