Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aksion në burgun e Peqinit, transferohen dy të dënuar me rrezikshmëri të lartë

Aksion në burgun e Peqinit, transferohen dy të dënuar me rrezikshmëri të lartë

Në burgun e Peqinit është zhvilluar një aksion i gjerë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku janë sekuestruar sende të ndaluara dhe është evidentuar një rast i dyshuar për lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në të gjitha ambientet e institucionit, autoritetet kanë gjetur materiale të palejuara, përfshirë sende të improvizuara prerëse dhe kabuj të modifikuar.

Si rezultat i operacionit, dy të dënuar me burgim të përjetshëm janë transferuar për arsye sigurie, ndërsa institucionet kanë bërë të ditur se kontrolle të tilla do të vazhdojnë rregullisht.