Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Aksion kërkimi për një person të zhdukur në Novobërdë, deklarohet Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar për një aksion kërkimi për gjetjen e një personi të komunitetit serb, i cili është raportuar i zhdukur në rrethinën e Novobërdës.

Në njoftim shtohet se, aksioni po bëhet me kërkesë të Qendrës së Situatave, dhe se, ekipet e SHKKSH’së, janë angazhuar në terren, të cilat janë në koordinim me institucionet përkatëse.

Postimi:

Aksion kërkimi në Novobërdë

Me kërkesë të Qendrës së Situatave , Shoqata jonë ka filluar sot rreth mesditës një aksion kërkimi për gjetjen e një personi të komunitetit serb, i raportuar si i zhdukur në rrethinën e Novobërdës.

Ekipet tona janë angazhuar në terren dhe po zhvillojnë kërkimet në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa operacioni po vazhdon edhe në këto orë.

Shpresojmë që angazhimi i përbashkët të rezultojë me gjetjen sa më të shpejtë të personit të zhdukur.