Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Aksion i policisë në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi në një lokal

Aksion i policisë në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi në një lokal

Mbrëmë vonë është bastisur një lokal në Prishtinë, ku disa persona po luanin me letra bixhozi dhe në tavolinë janë hasur para të gatshme në vlerë prej 205 euro.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin janë intervistuar shtatë persona në cilësi të dëshmitarëve, ndërsa pronari i lokalit është intervistuar në cilësi të të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit paratë dhe letrat janë sekuestruar, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt./KP