Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksion i madh antidrogë në Suharekë, këta janë tre personat e arrestuar

Aksion i madh antidrogë në Suharekë, këta janë tre personat e arrestuar

Dy kilogramë heroine dhe një numër i konsiderueshëm armësh pa leje janë gjetur përgjatë një operacioni në Suharekë.

Sipas Sinjalit të arrestuarit në këtë aksion janë: Agron Rexhepaj, Refik Berisha dhe Burim Shillova.

Gjatë aksionit, është ndaluar një furgon i tipit VW, ku në një bunker të improvizuar për fshehje janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë rreth 1 kilogram.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: mbi 1.8 kilogram heroinë, 14 gram marihuanë, 3 revole dhe një pushkë gjuetie, mbi 260 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një peshore digjitale, 5 telefona mobilë, pajisje DVR të kamerave, 2 vetura dhe pajisje tjera relevante

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit janë në zhvillim.